image Ministri Mustafa deklarohet për zyrtarët me aktakuza

Kosovë

Sqarim/ Ministri Mustafa deklarohet për zyrtarët me aktakuza

news image

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka kërkuar informata rreth dy zyrtarëve të ministrisë së tij menjëherë pas raportimeve se ata kanë abuzuar me milionë euro.

Ai ka njoftuar se ka marrë informata nga Prokuroria e Shtetit në lidhje me zyrtarët.

 “Sot, në ditën time të pestë të punës, lidhur me rastin e raportuar në medie rreth një numri të zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ndaj të cilëve raportohet se është ngritur aktakuzë, menjëherë kam kërkuar nga Prokuroria e Shtetit informacion për të konfirmuar zyrtarisht nëse zyrtarëve në fjalë u është ngritur aktakuzë. Njëkohësisht, i kam kërkuar Departamentit Ligjor të Ministrisë që kjo çështje të trajtohet me urgjencë, me përpikëri dhe në pajtueshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi”, ka thënë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa. /Gazeta Sinjali/