image Deklarohet Lukashenko: Bjellorusia nuk do t’i bashkohet pushtimit

Botë

Deklarohet Lukashenko: Bjellorusia nuk do t’i bashkohet pushtimit

news image

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka thënë për mediat shtetërore se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës.

“Ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksione ushtarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë”, ka thënë ai.

“Ne mund t’ia dëshmojmë këtë kujtdo. Më shumë se kaq, udhëheqja ruse nuk e ngriti kurrë këtë çështje me ne, përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Dhe ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen”.

Frika se Lukashenko po përgatitej të dërgonte një forcë ushtarake për t’u bashkuar në sulmin në Kiev  ishte ngritur të hënën shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë të hënën se Rusia është “tallur” me sovranitetin e Bjellorusisë duke nisur pushtimin e Ukrainës nga territori bjellorus.

/Gazeta Sinjali/