image Deklarohet Haki Abazi për rrahjen, kishte kapje fyti e goditje...

Përleshje/ Deklarohet Haki Abazi për rrahjen, kishte kapje fyti e goditje…

news image

Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Haki Abazi, ka treguar çka ka ndodhur pas debatit të sontëm në Pressing.

Ai ka thënë se ka qenë duke dalur nga televizioni T7, kur mbrapa tij kanë ardhur Dardan Molliqaj së bashku me shoqëruesin e tij, teksa thotë se e kanë sulmuar.

Abazi ka thënë se fillimisht janë kapur për fyti dhe në mes tyre ka hyrë Rexhep Hoti i PDK-së.

Sipas Abazit, një goditje ndaj tij ka ardhur në këmbë.

“Kam qenë duke dalur nga koridori i televizionit dhe Dardani me shoqëruesin e tij erdhën përmbrapa dhe u kacafytëm dhe dojshim me m`goditë. Ka hy Rexhep Hoti në mes dhe qashtu njëfarë situate e pakëndshme e kapjes për fyti e qisi senesh. Edhe një goditje në këmbë sdi ka më ka ardhë se ishte një situatë komplet jo e mirë”, ka thënë Abazi.

Edhe, zyrtari për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka në një prononcim për Sinjalin tha se Haki Abazi është sulmuar fizikisht nga Dardan Molliqaj dhe një shoqërues i tij. Sipas Manxhukës për këtë sulm është njoftuar edhe Policia e Kosovës.