image Deklarohen sërish nga Gjermania: Kosova ta zhbllokojë CEFTA-n, rrezikon Procesin e Berlinit

Politikë

Deklarohen sërish nga Gjermania: Kosova ta zhbllokojë CEFTA-n, rrezikon Procesin e Berlinit

news image

Nga ambasada e Gjermanisë thonë se pozicioni i Gjermanisë mbetet i pandryshuar, ndërsa ndalesa e importit të mallrave serbe, Kosovës ia rrezikon praninë në Procesin e Berlinit.

Gjermanët e kanë ripërsëritur ofertën që Kosova tashmë e ka refuzuar, përfaqësimi në CEFTA ose në marrëveshjen e tregtisë së lirë me fusnotë.

“Procesi i Berlinit është i vetmi format rajonal gjithëpërfshirës për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai synon përmirësimin e bashkëpunimit rajonal si dhe bashkëpunimin me BE-në në një sërë fushash politikash për të mbështetur vendet në rajon për të arritur standardet e BE-së dhe integrimin e tyre në BE. Natyrisht, politika e ftesave të Procesit të Berlinit nuk do të ndryshojë dhe shpresojmë që Kosova të vazhdojë të marrë pjesë. Megjithatë, nëse Kosova vazhdon të bllokojë çdo përparim të mëtejshëm në tregun e përbashkët rajonal, ne do të gjejmë një mënyrë për të vazhduar këtu pa Kosovën. Kjo përfshin zhbllokimin e vendimmarrjes së CEFTA-s”.

“Gjermania ka negociuar një paketë marrëveshjeje për të hequr UNMIK-un nga vendimmarrja e CEFTA-s, në mënyrë që Kosova të mund të përfaqësojë veten. Në të njëjtën kohë, Kosovës i kërkohet heqja e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia. Nëse zgjidhja e CEFTA-s bëhet e pamundur nga Kosova, do të duhet të ndodhë pa të. Do të jetë vendimi i Kosovës në cilat pjesë të bashkëpunimit rajonal do të vazhdojë të marrë pjesë”, kanë thënë nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë për Dukagjinin.

/GazetaSinjali/