image Hovenier tha se s’janë krijuar kushtet për zgjedhjet në veri, deklarohen nga Qeveria e Kosovës

Politikë

Hovenier tha se s’janë krijuar kushtet për zgjedhjet në veri, deklarohen nga Qeveria e Kosovës

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka reaguar sot në lidhje me situatën e krijuar pas shpërthimeve të djeshme në veri të Kosovës.

Hovenier tha se përdorimi i dhunës dhe frikësimi, duke përfshirë këtu edhe përdorimin e mjeteve shpërthyese dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste,  në asnjë rrethanë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu deklaroi se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Kryeziu ka shkruar se bandat kriminale nuk do të mund të ndikojnë për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve demokratike.

Postimi i plotë

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të zgjedhjeve. Zgjedhjet janë manifestim i fuqishëm i demokracisë. Pengimi apo pamundësimi i tyre është sulm ndaj demokracisë. Pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Republikës. Qytetarët tanë atje kanë nevojë për përfaqësim direkt të tyre. Institucionet kanë nevojë për drejtues legjitim të tyre. Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike. Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri. Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë.

/GazetaSinjali/