Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, ka folur edhe për transferimin e mundshëm të Lautaros dhe Neymarit te katalunasit.
Bartomeu tregoi se janë takuar me Interin për Lautaron dhe ka mbetur të shihet nëse do të ndodhë ky transferim, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurse për transferimin e Neymarit, presidenti tha se PSG nuk po dëshiron ta lejojë futbollistin të largohet nga klubi.
Po ashtu presidenti i Barcelonës tha se Coutinho ka mundësi të qëndrojë te Barcelona.