image Deklarata qesharake e Putinit: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Botë

Deklarata qesharake e Putinit: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

news image

Presidenti rus, Vladimir Putin po mundohet ta mbajë gjallë frymën e luftës në vendin e tij.

Ai gjatë dy viteve të pushtimit të Ukrainës, ishte arsyetuar se po shkelën të drejtat e rusëve gjersa kohët e fundit ka nisur të ndryshojë narrativen, sa që është bërë qesharak.

Putin së fundi deklaroi se rusët u detyruan të luftojnë pasi janë sulmuar si shtet.

“Rusia po lufton për pavarësinë dhe mbijetesën e saj pasi është sulmuar”, pohoi 71-vjeçari.

Ai tha gjithashtu se Rusia nuk kishte në plan të sulmonte Ukrainën, por ishte “e detyruar”.

E Putin deri vonë nuk ka thënë se ishte në luftë me Ukrainën, por se po kryente një “operacion special ushtarak”.

/GazetaSinjali/