Zëvendësministri i ri i Arsimit, Driton Bardheci, ende nuk i ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
Kjo është konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe nga dekani i këtij fakulteti, Ahmet Shala.
Shala ka thënë se Bardheci e ka dëgjuar vitin e tretë, por ende nuk ka diplomuar.
“Po, është student në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. E ka dëgju vitin e fundit, por s’e ka përfundu ende”, ka thënë ai.
Emërimi i Bardhecit si zëvendësministër i Arsimit ka ngjallur reagime të shumta tek shoqëria civile e organizatat studentore, por edhe te qytetarët.
Talljet, ironitë por edhe ofendimet në drejtim të tij kanë qenë intensive.
Të pyetur nga Gazeta Sinjali, zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nga ku vjen Bardheci, nuk kanë dashur ta komentojnë propozimin e partisë për ta bërë zëvendësministër të riun nga Deçani. /Gazeta Sinjali