image Deçanasi ia sheh sherrin rrjeteve sociale, arrestohet tre muaj pasi gjuajti me armë dhe publikoi pamjet

Siguri

Deçanasi ia sheh sherrin rrjeteve sociale, arrestohet tre muaj pasi gjuajti me armë dhe publikoi pamjet

news image

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallëherë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar të ketë ndodhur në muajin korrik në Deçan, por tek tash Policia e ka zbuluar të dyshuarin dhe i njëjti është arrestuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 20-vjeçar, i cili dyshohet se bashkë me disa persona të tjerë kanë shtënë me armë zjarri në Bjeshkën e Strellcit.

Pasi Policia ka siguruar pamjet e gjuajtjes me armë, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërkohë që janë ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore për identifikimin e të dyshuarve të tjerë.

/GazetaSinjali/