Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, dhe ish-presidenti Donald Trump, do të jenë përballë njëri-tjetrit.
Ata do ta zhvillojnë sot debatin e parë presidencial në Filadelfia.
Analistët thonë se kjo përballje e vështirë, e vendos ish prokuroren Harris përball një debatuesi të sprovuar, ish Presidentin Trump.
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell, debati mund të jetë vendimtar për garën zgjedhore për president.
Në këndin republikan gjendet ish-presidenti Donald Trump, duke u përpjekur të rimarrë detyrën pas një pauze katërvjeçare.
Në anën tjetër, Nënpresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate që ka rritur entusiazmin ndërsa amerikanët pyesin nëse ajo do t’ia dalë të fitojë Shtëpinë e Bardhë.
Fushata dhe fjalori i përdorur deri më tani ka krijuar përshtypjen se debati presidencial i së martës do të jetë si nje ndeshje e fortë boksi.
Në debatin e fundit ish Presidenti Trump doli triumfues. Disa javë pas paraqitjes së dobët në atë debat, Presidenti Joe Biden njoftoi tërheqjen nga gara për tu rizgjedhur. Tani, ish Presidenti do të përballet me kandidaten e re demokrate Harris e cila ka vetëm disa javë që kandidon, shkruan Zëri i Amerikës.
Por, analistët thonë se në këtë garë të ngushtë, ku të dy do të konkurrojnë për mbështetje nga një elektorat thellësisht i ndarë, debati mund të jetë vendimtar.