image Debati për "picën", reagon Muja: S’i kam taku kurrë Ferat Shalën e Bekim Haxhiun, veç qitu në Kuvend

Politikë

Debati për “picën”, reagon Muja: S’i kam taku kurrë Ferat Shalën e Bekim Haxhiun, veç qitu në Kuvend

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka deklaruar se nuk i ka takuar deputetët e PDK-së, Ferat Shalën e Bekim Haxhiun dhe s’i njeh, pos në Kuvendin e Kosovës.

Muja në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ka qenë i akuzuar, por se u shpall i pafajshëm.

“Në Kuvend u bën ca pretendime të pavërteta. E para, unë s’e njoh as Ferat Shalën, as Bekim Haxhiun kurrë në jetë s’i kam taku, veç qitu në Kuvend. Është e vërtetë, në një kohë jam akuzu, por s’e kontrollojmë dot, ne mund të kontrollojmë veprimet tona. Çfarë mund të bëjmë është që t’ia lëmë procesit drejtësisë, procesi i drejtësisë në 12 pika ka pasë shpallje të pafajshëm.” – tha ai.

Ndërkohë, ishte fillimisht deputeti i PDK-së, Ferat Shala që deklaroi se kolegu i tij partiak, Bekim Haxhiu i ka dërguar një picë në paraburgim Mujës, derisa ky ndodhej aty.

Më pas, edhe vetë Haxhiu e sqaroi këtë informatë.

“Është e vërtetë që kur Muja ka qenë i arrestuar për korrupsion në rastin e akreditimit, me kërkesë të familjarëve të tij ja kam dërguar një picë në stacionin policor si humanist që jam. Por asnjë efekt, asnjë ndikim nuk e kamë pasur në procesin e lirimit të tij, as nuk e di kur ka dal prej burgut, as nuk e di si ka përfundua rasti i tij.” – ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq, më herët, edhe kryeparlamentari Konjufca reagoi në lidhje me këtë debat, duke iu drejtuar Haxhiut si vijon: “Veç po ndryshon situata, se une niva që ja ke çu vet”.

/GazetaSinjali/