Kuvendi i Kosovë po vazhdon seancën pas dy pauzave, raporton Gazeta Sinjali.
Në sallën e Kuvendit janë të pranishëm vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe.
Ndonëse në këtë seancë ishte paraparë të diskutohej për organizimin e arsimit gjatë pandemisë në vend, kjo pikë është shtyrë, për shkak të mungesës së shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili ishte iniciues i kësaj pike.
“Për shkak të mungesës së deputetit iniciues, kjo pikë shtyhet dhe shqyrtohet brenda Kryesisë së Kuvendit të Kosovës”, tha Bogujevci.
Seanca e Kuvendit është duke vazhduar me debatin për kërkesat e KOSTT-it për sigurimin e mjeteve për mbulimin e dëmeve në komunat në veri të vendit./Gazeta Sinjali/