Ka filluar ‘prime’ i radhës i edicionit të dytë në Big Brother VIP Kosova, teksa që nga momentet e para janë zhvilluar debatet e nxehta mes banorëve.
Vrullit të debateve përveç banorëve, nuk i shpëtoi këta minuta as prezantuesi, Alaudin Hamiti e opinionistja, Anita Haradinaj.
Hamiti ishte ai që kritikoi opinionistën Haradinaj pasi kjo e fundit ia përcolli disa këshilla banorës, Shqipe Hysenaj.
Kjo kritikë çoi dyshën edhe në një mini-përplasje, ku shkuan deri te propozimi për ndërrimin e roleve të njëri-tjetrit duke kujtuar se Anita është prej vitesh një prezantuese teksa sot po kryen rolin e opinionistës.