Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa, fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës për një mandat të dytë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sondazhet preliminare pas zgjedhjeve thonë se ish-deputetja socialiste Ana Gomes renditet e dyta, përpara kandidatit të ekstremit të djathtë Andrea Ventura.
Presidenti aktual, një ish-profesor 72-vjeçar i drejtësisë, i cili u bë i famshëm në televizion si një komentues politik, mori 55.5 deri në 62 për qind të votave, sipas sondazheve, përcjell AP.
Ana Gomes mori 12.2 deri 17.1 për qind, pasuar nga Andrea Ventura, në vendin e tretë me 9 deri në 14.1 për qind.