image De Gea mund të bëjë një rikthim të bujshëm në Premier League, kërkohet nga gjiganti anglez

Futboll

De Gea mund të bëjë një rikthim të bujshëm në Premier League, kërkohet nga gjiganti anglez

news image

Ish-portieri i Manchester United mund ta bëjë një rikthim surprizues në Premier League.

Newcastle janë të interesuar për ish-portierin e Manchester United pasi zbuluan se Nick Pope pritet të jetë jashtë për 4-5 muaj, për shkak të një dëmtimi në shpatull, sipas Daily Mail.

Spanjolli ka qenë pa klub që kur u largua nga Djajtë e Kuq në verë pasi i skadoi kontrata.

Ai ishte i lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite gjatë afatit kalimtar të fundit me Al-Nassr të Cristiano Ronaldos që raportohet se ka treguar interes për të.

Inter Miami i Lionel Messit gjithashtu u përfol për interes, por asnjë lëvizje nuk u materializua.

/GazetaSinjaliSport/