image De Bruyne: Haaland është lloji i lojtarit që City e ka kërkuar gjithmonë

Futboll

De Bruyne: Haaland është lloji i lojtarit që City e ka kërkuar gjithmonë

news image

Erling Haaland është lloji i lojtarit që Manchester City ka kërkuar gjithmonë nën drejtimin e Pep Guardiolës, sipas Kevin De Bruyne.

Reprezentuesi norvegjez i është bashkuar kampionëve të Premierligës nga Borussia Dortmund në një transferim prej 51 milionë funtesh (63 milionë dollarë) që tashmë e përforcon një skuadër të frikshme me më shumë fuqi zjarri.

Megjithatë, si numër 9, Haaland mbush një boshllëk me të cilin City ka pasur vështirësi nën drejtimin e Guardiolës, dhe De Bruyne thotë se klubi ka kërkuar një lojtar të kalibrit të tij për një kohë të gjatë.

“Erling Haaland është një sulmues i mirë”, tha De Bruyne në një intervistë me Het Laatste Nieuws.

“Lëvizja e tij duhet të na ndihmojë të rritemi si ekip. Të gjithë presin shumë. Ne gjithmonë kemi kërkuar numrin nëntë.

Unë mendoj se do të jetë mirë të kemi atë sulmues që ndoshta shënon mes 20 dhe 25 gola [për] sezon“, ka deklaruar De Bruyne.

/GazetaSinjaliSport/