Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimin lidhur me deklarimet e tij për Gjykatën Speciale, raporton Gazeta Sinjali.
Haradinaj ka thënë se Selimin e ka mik, por që sipas tij është lazdruar pak. Ai ka thënë se duhet të ketë kujdes se si sillet me Gjykatën Speciale sepse sipas tij mundet t’i kushtojë.
“Ai nuk ka të drejtë kurrkujt me i tregu qysh sillet me Gjykata Speciale. Ai duhet me u përmbajt se qysh flet për Gjykata Speciale sepse mundet me i kushtuar atij, jo mua”.
“Nuk mundet i njëjti me më shit moral, që e ka lanë AAK-në për shkak se ka bërë koalicion me Ibrahim Rugovën, ndërsa tash e luste LDK-në”, ka deklaruar Haradinaj.
Selimi më herët dhe Haradinaj kishin debatuar ashpër lidhur me vendimin e Ramush Haradinajt që të mbrohet në heshtje nga hetuesit e Gjykatës Special./Gazeta Sinjali/