image Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Politikë

Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

news image

Ish deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se ekziston një zgjidhje për të shkuar në zgjedhje “në rast se kryeministri Kurti vërtetë do zgjedhje”.

“Në rast se nesër, hipotetikisht, thirret një seancë e jashtëzakonshme dhe kërkohet mocion për shpërbërjen e qeverisë jemi të gatshëm me dhënë votën. Jemi kundër me u shpërnda kuvendi, dhe kur i dëgjoj mocion, nuk ka mocion për shpërbërjen e kuvendit, ky është gabim, kuvendi shpërbëhet ose nuk shpërbëhet, mund ta hedh nesër kryetari në kuvend dhe shpërbëhet kuvendi”.

“Mocion ka vetëm për rrëzim të qeverisë. Ne e kemi ofruar mundësinë tash e 18 muaj dhe jemi të gatshëm dhe mendoj që në rast se kryeministri Kurti vërtetë do zgjedhje, është një zgjidhje e mirë, vetëm se përgjegjësitë menaxheriale të rrethanave tash e 3 vjet duhet ti takojnë kreut të Qeverisë, ai është përgjegjës jo kuvendi”, tha Haradinaj.

/GazetaSinjali/