Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me një dasmë madhështore që ka zgjatur disa ditë dhe është zhvilluar mes Londër dhe Siçili.
Sipas raportimeve, ceremonia është shndërruar në një event luksoz pesëditor, duke nisur me një ceremoni civile në Londër dhe duke vijuar me festime të shumta në stilin “la dolce vita” në Itali, ku çifti ka mbledhur familjarë dhe miq të afërt.
Në Siçili, festimet janë mbajtur në ambiente historike dhe rezidenca luksoze, përfshirë Villa Igiea në Palermo dhe Palazzo Gangi, të njohura për arkitekturën e tyre baroke dhe lidhjet me kinemanë klasike italiane.
Dua Lipa është shfaqur me disa veshje të dizajnuara nga shtëpi të njohura mode si Chanel Haute Couture dhe Bottega Veneta, ndërsa Callum Turner ka zgjedhur kostume elegante nga Louis Vuitton, duke reflektuar një stil klasik dhe modern njëkohësisht.
Në listën e të ftuarve kanë qenë edhe figura të njohura të muzikës dhe modës ndërkombëtare, ndërsa atmosfera e festimeve është përshkruar si një kombinim mes luksit, historisë dhe estetikës mesdhetare.
Historia e tyre e dashurisë ka nisur në Londër dhe Los Angeles, ndërsa sipas rrëfimeve, një lidhje e veçantë është krijuar kur të dy zbuluan se po lexonin të njëjtin libër në të njëjtën kohë, moment që u kthye në pikënisje të romancës së tyre.
Pas disa viteve lidhje, çifti ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri si bashkëshortë, duke e kthyer dasmën e tyre në një nga eventet më të komentuar të vitit në botën e show
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!