image DASH: Serbia vazhdon të operojë me strukturat e saj paralele në Kosovë

Politikë

DASH: Serbia vazhdon të operojë me strukturat e saj paralele në Kosovë

news image

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij për Kosovën për vitin 2021, thotë se qeveria serbe vazhdon të operojë me struktura paralele në komunat të cilat janë të përbëra me shumicë serbe në Kosovë.

Në raport përmendet se qeveria e Serbisë i përdorë strukturat paralele që të ndikojë te serbët e Kosovës dhe te përfaqësuesit e tyre politikë.

Raporti përshkruan Listën Serbe si parti shumë e afërt me qeverinë e Serbisë.

Qeveria e Serbisë ka vazhduar të operojë me strukturat paralele ilegale qeveritare në zonat me shumicë serbe të Kosovës dhe në zonat e banuara kryesisht nga komuniteti kosovaro-goran. Qeveria serbe i përdorte shpesh këto struktura për të ndikuar në komunitetet serbe dhe kosovaro-gorane dhe te përfaqësuesit politikë të tyre”, thuhet në raportin e DASH.

/GazetaSinjali/