image DASh: Të hapen sa më parë negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut - Sinjali

DASh: Të hapen sa më parë negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

news image

Qeveria amerikane ka lëshuar një deklaratë në lidhje me pasigurinë për fillimin e bisedimeve para-anëtarësuese ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, pas samitit të dështuar BE-Ballkani Perëndimor këtë javë në Bruksel. 

Për Uashingtonin, besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. 

“Besojmë se besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, kanë thënë sot për MIA nga Departamenti Amerikan i Shtetit. 

Ata theksuan se vazhdojnë të mbështesin fillimin sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, raporton abcnews.al. 

Në samitin Ballkani Perëndimor-BE dje në Bruksel, kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë të ashtuquajturin propozim francez në të cilin draft versioni i hapjes së negociatave, çështjet bilaterale mes dy vendeve – Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, vendosen si një kusht në procesin e negociatave për anëtarësimin tonë vend në Bashkim.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin