image DASH kërkon nga vendet e Ballkanit Perëndimor ta çrrënjosin korrupsionin

Politikë

DASH kërkon nga vendet e Ballkanit Perëndimor ta çrrënjosin korrupsionin

news image

Një ndër synimet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është çrrënjosja e korrupsionit në shtete e Ballkanit Perëndimor.

Kështu të paktën ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price në një konferencë për media.

Sipas tij, metoda më e mirë për ta bërë këtë është sanksionimi.

“Një nga qëllimet tona kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor është të punojmë me qeveritë për ta hequr korrupsionin”, ka pohuar Price.

Për Price, Ballkani Perëndimor përveç se është tërheqës për botën perëndimore si një rajon dinamik është atraktive edhe për Rusinë dhe Kinën.

“Interesat tona të përbashkëta dhe vlerta tona të përbashkëta përbëjnë predikatin për një marrëdhënie që në shumë mënyra është unike dhe e dallueshme nga vizionet e një marrëdhënie që Rusia dhe Kina do të kishin për rajonin”, ka shtuar ai.

SHBA-ja, sipas Price është e interesuar për të qenë partnerja kryesore e Ballkanit Perëndimor.

/GazetaSinjali/