Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen miqësore kundër Andorrës.
Takimi do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.
Paraprakisht, futbollistët e kombëtares kanë zhvilluar të shtunën seancën e fundit stërvitore.
Përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin e tij, ka punuar në detajet e fundit taktike dhe në organizimin e lojës, me fokus në zbatimin sa më të mirë të detyrave në fushë.
Atmosfera në ekip është mjaft pozitive, ndërsa Dardanët janë gati për sfidën e radhës para tifozëve kosovarë.
Para kësaj përballjeje, Kosova ka zhvilluar ditë më parë edhe një ndeshje miqësore me Çekinë në Pragë, ku është mposhtur me rezultat 2:1.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!