Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se sipas sondazheve, koalicioni AAK-PSD është i pari.
Sipas tij, matjet janë bërë në dy ditët e fundit të gushtit dhe ditët e para të shtatorit
Molliqaj në emisionin Rubkion ka thënë se të gjithë duhet të flasin publikisht nëse sondazhet i qesin të parët.
Sipas tij, sondazhet bëhen për politika të brendshme dhe për të shtyrë agjenda politike.
“Subjekti AAK-PSD në bazë të veprimeve që jemi duke i bërë në terren, jemi të parët dhe kemi konkurrent Lidhjen Demokratike të Kosovës”, thotë ai.