Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), Dardan Molliqaj, ka folur edhe njëherë për mospajtimet e tij me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për kohën sa ishin në të njëjtë parti politike.
Ai ka krahasuar Kurtin sikurse me një perandor i cili kërkon në vazhdimësi një pasardhës të tij. Sipas Dardan Molliqajt, pasardhësi i Kurtit kishte qenë Molliqaj, por që gjërat kishin ndryshuar në momentin e parë kur Molliqaj kishte menduar ndryshe, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nuk e di a e ke përcjellur ndonjëherë jetën e ndonjë perandori romak. Cili ka qenë raporti i tij me pasardhësin. Së pari donë një pasardhës që atje ka qenë biologjik, ndërsa e dyta pasardhësi duhet të jetë vazhdimësi e këtij dhe në momentin që pasardhësi nuk është mjaftueshëm i vetëpërmbajtur në raportin e kënaqësisë së muskujve e kështu me radhë, ai pasardhës cilësohej se nuk është i denjë dhe e lyp tek tjetri”.
“Dhe Kurti e projektoi tek unë ndenjën e një pasardhësi politik që e qetëson ankthin e tij në aktualitet. Në momentin që e kuptoi se pasardhësi i tij, ka disa mendime të tjera që kanë të bëjnë me diskutimin për çështjen e Leninit, ku ne ishim shumë miq”, ka deklaruar Molliqaj.
Ai më tutje ka thënë se kishte dy çështje për të cilat mendonte ndryshe nga Kurti, çka sipas tij u bënë shkaktare për prishjen e miqësisë mes tij dhe Kurtit.
“Dhe kur unë i thash që Lenini i ka dy elemente problematike. E para kontekstualizimi në kohë për shkak se nuk mund të merret në kohen e tanishme dhe ai bënte thirrje që unë dhe Boiken Abazi të shkruanim një libër dhe të shpikim diçka të re për organizimin për shkak se nuk ka diçka për të majtët”.
“Dhe çështja e dytë, që qasja Leniniste patjetër përfundon në çështje diktatoriale. Unë nuk besoj që të gjithë diktatorët kanë probleme femërore, por besoj që varësisht prej ideologjisë përfundojnë aty. Unë i thash që këto dy qasje janë të patejkalueshme”, ka deklaruar Molliqaj në T7.
Më tutje Molliqaj ka folur edhe për sjelljen e Kurtit ndaj Molliqajt dhe të tjerëve. Ai ka thënë se me ta sillej sikurse prindi që i do fëmijët, duke u shqetësuar se edhe me kë po shoqëroheshin dhe sipas tij nëse një gjë e tillë nuk i pëlqente distancohej.
“Në takimin e parë të Kurtit me ne diku prej 5 vetave, për shkak se ne ishim miqtë më të mirë edhe atëherë kur e filloi këtë. Qasja e tij ndaj neve ishte sikurse e babait ndaj fëmijëve që i do shumë dhe i vlerëson se jo me ata fëmijë që nuk i vlerëson”.
“Stili i jetës, ku po rrinë, ku po shoqërohej, me kë po martohej, me kë fejohej dhe me kë po lidheni dhe ishte kjo qasje që nëse ky i bë këto sjellje distancohej”, ka deklaruar Molliqaj./Gazeta Sinjali/.