image Dardan Molliqaj nesër del para gjykatës

Drejtësi

Dardan Molliqaj nesër del para gjykatës

news image

Dardan Molliqaj dhe Adem Megjuani që u arrestuan gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës pritet që nesër të dalin para gjykatës.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Mirëpo, deri më tani nuk dihen detaje se në çfarë kohe do të mbahet kjo seancë.

Dardan Molliqaj dhe Adem Megjuani janë arrestuar gjatë ditës së djeshme për shkak të veprës penale “sulmi ndaj personit zyrtar”. /GazetaSinjali/