image Dardan Molliqaj në kërkim nga Policia, shkak urdhërarresti i lëshuar nga Gjykata për rastin e përleshjes me Haki Abazin

Drejtësi

Dardan Molliqaj në kërkim nga Policia, shkak urdhërarresti i lëshuar nga Gjykata për rastin e përleshjes me Haki Abazin

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, për sulmin fizik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar urdhër arrestin e lëshuar ndaj Molliqajt, ku kërkohet që i njëjti të dërgohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë çdo ditë pune.

Kujtojmë se përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike, pas një debati televiziv i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e një kolegji, teksa po dilnin nga studioja e improvizuar televizive ku po transmetohej emisioni.

Gazeta Sinjali atëherë kishte publikuar pamje ekskluzive të kamerave të sigurisë.

/Gazeta Sinjali/