image Dardan Molliqaj i tha tradhtar Albin Kurtit, reagon Vetëvendosje

Kosovë

Kundërpërgjigje/ Dardan Molliqaj i tha tradhtar Albin Kurtit, reagon Vetëvendosje

news image

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka reaguar duke thënë se Albin Kurti si kryeministër nuk do t’i ikë dialogut, ai do ta udhëheqë sipas Kushtetutës.

‘’Për ata që duan të krahasojnë veprimin e ekipit negociator të shpallur antikushtetues me letrën e Kryeministrit Kurti për Hashim Thacin ekziston një thelb i qartë: Kosova ka kryeministër Kurtin i cili do të udhëheq procesin e dialogut dhe nuk do të ikë si ai i kaluari dhe frekuencat do t’i caktojë ai sipas Kushtetutës dhe nuk do t’i bashkangjitet asnjë aventure’’, ka shkruar Manxhuka.

Sot gjatë ditës, kryetari i Partisë Socialdemokrate, përmes një shkrimi e quajti Albin Kurtin tradhëtar pasi sipas tij Kurti ishte rritur në politikë pikërisht duke kritikuar dialogun me Serbinë, ndërsa sot ai do të ulet të bisedoj me ta pa kërkuar falje Serbia.

Kujtojmë që Kurti mbrëmë tha se si kryeministër do të ulet të bisedoj me serbët pa kërkuar falje./ Gazeta Sinjali/