Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar seanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, Dardan Molliqajt dhe 12 të akuzuarve të tjerë se në qershor të vitit 2013 kishin hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë ku ishin lënduar lehtë katër policë.
Molliqaj u dërgua në gjykatë për të marrë pjesë në seancë, por që dështoi për shkak të mungesës së Xhelal Sveçlës.
Kujtojmë se Molliqaj do të dërgohet sërish në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi nga ora 14:30 do të mbahet seanca ndaj tij, si i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar, gjatë protestës së javës së kaluar.
Kreu i PSD-së u arrestua të martën në mbrëmje, në oborrin e një televizioni, derisa po hynte për të marrë pjesë në një emision ku ishte i ftuar.