image Dardan Molliqaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Siguri

Dardan Molliqaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

news image

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj është arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Kosovës.

Molliqaj është arrestuar sipas Policisë për shkak të përfshirjes në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar në protestën e 29 janarit, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se Molliqaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

“Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacion dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas arrestimit të Molliqajt ka pasur reagime të shumta edhe nga lider të partive opozitare. /GazetaSinjali/