image Dardan Gashi bëhet pjesë e një partie politike

Kosovë

Zgjedhje/ Dardan Gashi bëhet pjesë e një partie politike

news image

Ministri në detyrë i Diasporës dhe njeriu që i kishte kontribuar koalicionit PAN, sot i është bashkuar Nismës. Ai ka pranuar shkurt se i është bashkuar Nismës.

 “Po, unë jam pjesë e Nismës. Aderimi është një hap formal por unë jam bërë pjesë e Nismës”, deklaroi ai përmes telefonit.

Nisma dhe AKR sot nënshkruan koalicion parazgjedhor, përmes të cilit, krerët e dy partive u bënë thirrje edhe partive tjera të vogla që t’u bashkohen.

Ndërmjetësimi për t’ia siguruar votat koalicionit PAN kishte qenë aktiviteti kryesori i Dardan Gashit. Më pas ai ishte shpërblyer me postin e e zv/kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Diasporës.

Po ashtu ai kishte qenë pjesë edhe i ekipit negociator të Kosovës, që u shpall anti-kushtetues dy muaj pas formimit./Sinjali/