Dardan Berisha pritet të paraqitet shumë shpejtë dhe para afatit kalimtar për Pejën.
Skuadra e Pejës ka paraqitur një kërkesë në FBK për regjistrimin e Berishës, si lojtar i lirë jashtë afatit kalimtar dhe po të njëjtën, komisioni i Garave pas shqyrtimit e ka miratuar konform rregullores për regjistrim dhe kalim të FBK-së për sezonin 2024/25.
Në bazë të këtij vendimi, Berisha shumë shpejtë pritet të paraqitet me ekipin e Pejës, ndoshta edhe në derbin e xhiros së vikendit me Trepçën.
Gjatë verës Dardani nuk ishte paraqitur për regjistrim nga asnjë ekip, derisa disa ditë pas nisjes së stinorit të ri kishte arritur marrëveshje me Pejën.