Qeveria e Danimarkës, së bashku me bizneset, do të gjenerojnë pasaporta digjitale që do të tregojnë nëse personat e caktuar e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.
Kjo do t’ua mundësojë atyre udhëtimin më të lehtë në kohë pandemie.
Ministri i Jashtëm, Morten Boedskov, në një konferencë për media ka thënë se dokumenti do të jetë i gatshëm brenda tre deri katër muajsh.
Fillimisht, shtetasit e Danimarkës do të mund ta shohin konfirmimin zyrtar në uebfaqen daneze të shëndetit.
Pasaporta COVID-19 do të jetë dokument shtesë digjitale që do të jetë në dispozicion nëpër telefona.
Danimarka, sikurse edhe shtetet e tjera baltike, viteve të fundit ka kaluar në një sistem tërësisht digjital për t’iu shmangur burokracisë./GazetaSinjali/