image Danezi Jakob Kehlet do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Spanjë - Kosovë

Futboll

Danezi Jakob Kehlet do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Spanjë – Kosovë

news image

Nesër mbrëma në orën 20:45, në stadiumin e Sevillës, do të fillojë ndeshja Spanjë – Kosovë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Qatar 2022” .

UEFA njofton se drejtësinë në këtë takim do ta ndajë gjyqtari nga Danimarka, Jakob Kehlet.

Ai do të asistohet edhe nga dy bashkëkombasit e tij, Lars Hummelgaard dhe Heine Sørensen.

Ndërkaq zyrtari i katërt i ndeshjes do të jetë po ashtu një danez, Jens Maae.

Ndryshe Kosova e ka nisur keq.

Në “Fadil Vokrri”, është mposhtur nga Suedia me rezultat 0:3./Gazeta Sinjali Sporti/