“Tabloidet ekzistojnë gjithkund në botë, por vetëm në Serbi, shteti i ka tabloidet e veta”, kështu e nis tekstin për situatën mediatike në Serbi, “Danas”-i, një nga mediumet e Serbisë.
Në këtë tekst thuhet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është kryeredaktori i të gjitha tabloideve në Serbi dhe se këto tabloide që nga viti 2012 nuk e kanë shkruar as edhe një kritik të vetme që prej ardhjes së Vuçiq në pushtet. Përjashtim bën në pak raste “Kurir”-i, derisa pronari Aleksandar Rodiq u pajtua me Vuçiqin.
“Informer, Telegrafi serb, Kurri deh Alo janë tabloidet pro-regjimit më me ndikim që glorifikojnë figurën dhe punën e Aleksandër Vuçiqit, dhe që sulmojnë çdo kënd që e kritikon politikën e tij, pa u përmbajtur nga gënjeshtrat, fyerjet dhe shpifjet. Madje në disa raste, sulmet për disitendët e Presidentit të Serbisë janë kthyer edhe në kampanja të fuqishme që i kanë shndërruar ata në tragete duke ju rrezikuar edhe jetën. Udhëheqësit e opozitës janë cilësuar si “farkëtarë të” planeve të ferrit “për vrasjen e presidentit, ata janë duke përgatitur vrasje, dhe gazetarët – mercenarë të huaj, manjatë, tradhtarë”, thuhet në këtë medium.
Tutje shkruhet se personi që shfaqet në publik me histori të tilla dhe që i përsërit ato paktën një herë në javë në TV Pink ose Happy TV është pronari dhe kryeredaktori i “Informer”, Dragan Vuçiqeviq.
“Danas” e ka kontaktuar të njëjtin për ta pyetur nëse ka publikuar ndonjëherë ndonjë tekst kritikues për Vuçiqin, ai ka thënë se e ka bërë disa herë.
“Urrejtja e juaj e sëmur do t’iu mbys juve. Kontaktoni Gjilasin për ndonjë kredi. Ai do t’iu japë”, i ka thënë Vuçiqeviq gazetares së “Danas”-it, Katarina Zivanoviq.
Megjithatë “Danas” rikthen në kujtesë faktin se Vuçiqeviq më përpara ka pasur një mendim negativ për Vuçiqin, deri në vitin 2012 kur ky i fundit u bë zëvendëskryeministër.
“Ne s’kemi gjetur asnjë tekst kritik për Vuçiqin në këto media, dhe kryeredaktori i Telegrafit serb, Milan Landeviq, nuk është përgjigjur në thirrjet dhe mesazhet tona me pyetje se kur e kanë kritikuar Vuçiqin një herë”.
“Disa orë më pas, një gazetar i këtij tabloidi e ka telefonuar kryeredaktorin e Danas, Drazha Petroviq “Kur ka qenë hera e fundit që e keni kritikuar Gjilasin, në çfarë teksti”.
Pyetjes i është përgjigjur duke i dërguar një link të publikuar në Danas ku kritikohet ai.
Kryeredaktori i Alo, Vasilije Popoviq, s’ka dashur të flasë për atë se kur e kanë kritikuar Vuçiqin”, raportohet tutje në artikullin e Danas. /GazetaSinjali/