Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Dan Hutrën, i akuzuari për vrasjen e tri grave dhe plagosjen e tri të tjerave.
Prokuroria i kërkon gjykatës caktimin e masës “arrest në burg” për 5 vepra penale, “vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘vrasje me paramendim’, ‘vrasje e mbetur ne tentative’ ‘plagosje e rëndë me dashje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
I shoqëruar nga tre policë dhe me një shishe uji në dorë, ai është shfaqur i qetë para gjykatës, ndërsa nuk ka shfaqur pendesë.
“Nuk jam i penduar, i kam bërë më konshiencë krimet. Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, nuk e kisha prekur”, tha Hutra.