COVID-19

Të infektuar

1123

Të shëruar

847

Të vdekur

30

Këshilla/ Dallimet kryesore mes simptomave të alergjisë dhe koronavirusit

news image

Simptomat e alergjisë, gripit, koronavirusit ose ftohjes, në fazën e hershme, mund të jenë të ngjashme ndaj duhet patur kujdes për të kuptuar dallimin.

Me ardhjen e pranverës, njerëzit preken nga alergjitë sezonale ndaj në vijim gjeni një informacion përmbledhës për dallimin mes alergjisë dhe COVID-19.

Simptomat e alergjisë janë më të lokalizuara

Simptomat më të zakonshme të alergjive sezonale përqendrohen në zonën e syve, hundës, pra në pjesën e kokës. Ndërkohë koronavirusi prek traktin e poshtëm të frymëmarrjes.

Nëse keni alergji mund të keni rrjedhe hundësh dhe teshtima, por vështirë të përballeni me dhimbje fyti, kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje apo dhimbje muskujsh.

Nëse nuk keni probleme me astmën, alergjitë nuk shkaktojnë probleme me frymëmarrjen, dallim ky i rëndësishëm nëse e krahasojmë me COVID-19.

Simptomat e alergjisë janë të lehta dhe përsëriten

Nëse përjetoni simptoma të njëjta vit pas vit, gjasat janë që të keni alergji sezonale. Alergjitë mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe pa fuqi, por kurrsesi që të qëndroni në shtrat.

Simptomat e koronavirusit mund të përkeqësohen

Dallimi kryesor në këtë pikë është vështirësia në frymëmarrje, temperaturë që nuk ulet, pavarësisht medikamenteve, dhe problemeve me muskujt dhe kollën.

COVID-19

Simptomat kryesore:

– kollë
– temperaturë
– vështirësi në frymëmarrje
– lodhje

Simptoma më të rralla:

– ethe
– dhimbje koke
– humbje e aftësisë për të shijuar ose nuhatur
– dhimbje muskujsh
– probleme me fytin
– rrjedhje nga hundët
– të vjella ose diarre

Gripi sezonal

Simptomat kryesore:

– temperaturë ose ethe
– kollë
– dhimbje muskujsh
– dhimbje koke
– lodhje

Simptoma më të rralla:

– teshtima
– dhimbje fyti
– rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara
– të vjella
– diarre

Ftohje

Simptomat kryesore:

– teshtima
– hundë të bllokuara
– dhimbje fyti
– dhimbje në kraharor
– kollë

Simptoma më të rralla:

– lodhje
– dhimbje trupi

Alergjia sezonale

Simptomat kryesore:

– rrjedhje hundësh dhe/ose hundë të bllokuara
– sy, gojë ose lëkurë e irrituar
– teshtima

Simptoma më të rralla:

– vështirësi për të marrë frymë
– gulçim
– lodhje për shkak të pagjumësisë

Burimet: Healthline, CNN


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: