image Dalin të dhëna zyrtare nga Mali i Zi, a shkaktoi dëme tërmeti?

Rajon

Dalin të dhëna zyrtare nga Mali i Zi, a shkaktoi dëme tërmeti?

news image

Në Mal të Zi, nuk ka pasoja të mëdha nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot në mëngjes Shqipërinë, veçanërisht në bregdet dhe në komunat përgjatë kufirit shqiptar, njoftoi Drejtoria e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Podgoricë.

“Tre ndërhyrje të vogla janë raportuar në Institutin për Shërbime të Urgjencës Mjekësore në Ulqin dhe Tivat”, tha Drejtoria në një deklaratë.

Ministria thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me homologët në Shqipëri për dërgimin e ndihmave të mundshme.

Drejtoria u kujton qytetarëve se në rast të një tërmeti, ata nuk duhet të bëjnë panik dhe gjatë kohës së tërmetit duhet të strehohen në vendin më të sigurt.

Vetëm pasi të ndërpriten dridhjet në tokë, duhet të largohen nga ndërtesat në mënyrë paqësore, pa panik, duke marrë parasysh gjendjen e shkallëve dhe larg objekteve, thekson Drejtoria e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi për situata emergjente. /Gazeta Sinjali/