image Dalin rezultatet e mësimdhënësve dhe nxënësve për COVID-19 në shkollën "Asim Vokshi" në Prishtinë

Shëndetësi

Dalin rezultatet e mësimdhënësve dhe nxënësve për COVID-19 në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë

news image

Disa mësimdhënës në shkollën e mesme të ulët “Asim Vokshi” në Prishtinë, kishin rezultuar pozitivë me koronavirus dhe pas kësaj i gjithë stafi mësimor dhe disa nxënës në këtë shkollë të martën i janë nënshtruar testit për COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërsa pas testimit, i gjithë stafi mësimor dhe disa nxënës që u testuan në këtë institucion kanë rezultuar negativë në testin për koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, drejtoresha e kësaj shkolle, Kumrije Sahiti, e cila tha se janë testuar mbi 80 persona.

“Të gjithë mësimdhënësit kanë rezultuar negativë në testin kundër COVID-19. Janë marrë 80 mostra dhe të gjithë kanë dalë negativë. Gjatë testimeve ka pasur edhe nxënës të testuar në luftën ndaj virusit”, tha ajo./Gazeta Sinjali/