image Dalin pamjet tronditëse pas vrasjes së 41-vjeçarit nga ish-vjehrri në Tiranë (VIDEO)

Shqipëri

Dalin pamjet tronditëse pas vrasjes së 41-vjeçarit nga ish-vjehrri në Tiranë (VIDEO)

news image

Janë publikuar pamjet dramatike të disa momenteve pas vrasjes së Kudret Saliajt nga ish – vjehrri i tij, Mexhit Picari, transmeton Gazeta Sinjali.

Në videon e publikuar nga A2 shihet trupi i pajetë i viktimës, kurse avokati i tij, Adriatik Cama, i plagosur, është i ngritur në këmbë. Afër tyre duket dhe një grua, e cila mes lotësh i afrohet trupit të viktimës.

Pas seancës në Gjykatën e Tiranës, Saliaj dhe avokati i tij ishin ulur në një kafene, ku vetëm disa metra më tutje ndodhej edhe ish-bashkëshortja e tij, Dhurata, me të atin, Mexhit Picari. Sapo i ka parë të ulur Picari i cili ka qenë më herët efektiv burgjesh, qëlloi 5 herë në drejtim të ish- dhëndrit 41-vjeçar duke e lënë të pajetë. Plumbat kapën dhe avokatin, ish-prokurorin Cama, por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në polici, Mexhit Picari tha se qëlloi për vdekje dhëndrin për arsye dinjiteti, pasi viktima kishte akuzuar vajzën Dhurata për tradhti bashkëshortore, gjë e cila sipas tij nuk është e vërtetë.

Një muaj më pas gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak për Dhurata Picarin. Procesi i divorcit pritej të ndante dhe kujdestarinë e fëmijëve, të cilët aktualisht jetonin me babain e tyre, që mbeti viktimë e sulmit me armë.

/Gazeta Sinjali/