image Dalin pamjet nga aksidenti në Lluga të Podujevës ku mbeti i vdekur çiklisti

Siguri

Dalin pamjet nga aksidenti në Lluga të Podujevës ku mbeti i vdekur çiklisti

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në Podujevë.

Si pasojë e ndeshjes ndërmjet një veture dhe një biçiklete, ka vdekur ngasësi i kësaj të fundit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Prishtinës, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka “konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i aksidentit ku i vdekur mbeti çiklisti.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluga të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar çiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.

/GazetaSinjali/