image Dalin pamjet/ Luftëtari taleban qëllon me armë një burrë që përpiqet të hyjë në aeroportin e Kabulit

Botë

Dalin pamjet/ Luftëtari taleban qëllon me armë një burrë që përpiqet të hyjë në aeroportin e Kabulit

news image

Në Twitter është publikuar një video nga shefi i lajmeve në televizionin “Tolo News” në Afganistan, ku sipas tij, shihet një luftëtar taleban teksa qëllon një burrë që po përpiqet të hyjë në aeroportin e Kabulit.

Një luftëtar taleban po qëllon një burrë që përpiqet të hyjë në Aeroportin e Kabulit. #Afganistan”, ka shkruar ai.

Tërheqja e planifikuar e forcave amerikane u shoqërua me disa viktima në aeroportin e kryeqytetit afgan, Kabul, të hënën, ndërkaq mijëra njerëz u përpoqën të largohen nga Afganistani një ditë pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët.

Të hënën mbetën të vdekur shtatë persona për shkak të kaosit në aeroport njoftuan zyrtarë të lartë ushtarakë, duke përfshirë disa që ranë nga një avion ushtarak amerikan transporti që po largohej.

Afganët vërshuan në pistën e aeroportit të Kabulit ndërkaq mijëra të tjerë u përpoqën të largohen pasi talebanët morën pushtetin.

Pamjet filmike tregojnë disa njerëz që u kapën në anën e një aeroplani ushtarak amerikan para ngritjes, në shenjë dëshpërimi, përderisa lufta 20-vjeçare po përfundon në një mënyrë kaotike. /GazetaSinjali/