Një roje sigurie në një qendër tregtare në Sidney i është dhënë dënimi me 4 vite burg e gjysmë për ngacmimin që i ka bërë një 3-vjeçareje.
30-vjeçari Mohammad Hassan Al Bayati e preku atë nën të brendshme dhe i tregoi organin gjenital gjatë kohës kur e kishte marrë prej dore dhe ishin strukur në një palë shkallë.
Ai e kishte marrë prej dore gjatë kohës që ajo kishte qenë duke luajtur tek këndi i lojërave dhe pasi kishte mbaruar punë kishte qortuar të ëmën e vajzës pse e kishte lënë vetëm.
Aty kishte gjetur edhe motrën 7-vjeçare të vajzës, e cila po qante pasi kishte qenë duke e kërkuar.
Ngjarja u zbulua pasi e vogla i kishte rrëfyer të atit se maniaku i kishte treguar pjesët intime dhe e kishte puthur nën të mbathura.