image Dalin pamjet e reja: Konfliktin në Kuvend e nisi Mëgim Lushtaku i PDK-së dhe Besnik Bislimi

Politikë

Dalin pamjet e reja: Konfliktin në Kuvend e nisi Mëgim Lushtaku i PDK-së dhe Besnik Bislimi

news image

Situata në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka eskaluar në përplasje fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë kohës që në foltoren e Kuvendit ishte kryeministri, Albin Kurti, deputetët e PDK-së e kanë penguar duke thirrur ‘rrenc, rrenc, rrenc’.

Në pamjet e reja të publikuara, shihet se ka qenë deputeti, Mërgim Lushtaku, ai i cili e ka gjuajtur me ujë kryeministirn Kurti e më pas atij në mbrojtje i dolën zv/kryeministri, Besnik Bislimi e ministrat Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe anëtarët tjerë të kabinetit qeveritar.

Deputeti Hajdar Beqa shihet se ia heq syzet ministrit Murati dhe më pas qëllon me to drejt qeveritarëve.

https://www.facebook.com/sinjali.video/videos/815870413431568/?cft[0]=AZUGIC4mDa_3jeUUnC3KBkfVCzB8_oxF29M2vTkypWg1qqMwMx6Ra4lUFcjG59gdx3zjheC4eW1akIIDSDc4ZHGSiwM8KCmnJX2dsJTpIz1UsSWzsIrKdKiIhrZB45ROb1dh17nVad67S_PGbepvhOA-dKmLNaR-sf2U0hhdVsKsvEyvsEIzbJyS0U3_GJetdCs&tn=%2CO

/GazetaSinjali/