image Dalin pamjet: Çfarë ndodhi në prapaskenë mes Alvisës dhe ish të dashurit të saj

Bota e Yjeve

Dalin pamjet: Çfarë ndodhi në prapaskenë mes Alvisës dhe ish të dashurit të saj

news image

Gjatë mbrëmjes së puntatës së parë të “Për’puthen Prime” që prej nisjes së sezonit të tretë të këtij reality show ka ndodhur diçka që ka trazuar ujërat dhe ka nxitur debat. Pjesë e emisionit u bë edhe ish-i dashuri i konkurrentes Alvisa Qarri.

Gjatë prezantimit të djalit të ri nga Bora, Alvisën s’e mbante vendi derisa u çua nga studio për të dalë jashtë. Kështu, Bora sqaroi se djali në fjalë ishte ish-partneri i Alvisës dhe zbuloi se ata kishin qëndruar tre vite të lidhur.

Disa minuta më pas, Alvisa u kthye sërish në studio dhe pati një debat të fortë me Arjan Konomin lidhur me pranimin e ish-të dashurit të saj në emision.

Debati degradoi në tone të ashpra, teksa opinionisti Konomi tregoi se s’kishte qenë prezent në Shqipëri gjatë kohës që djali i ri ishte përzgjedhur nga emisioni.

“Po të ishte ashtu siç ishte ti, unë këtu isha në produksion dhe thoja ‘futeni këtë djalin, mos e fusni atë pipiruckën atje’– u shpreh Arjani, ndërsa djemtë dhe Alvisa u ngritën të revoltuar nga vendet e tyre, duke ndërprerë emisionin.

Në puntatën e transmetuar së fundmi, tregohet momenti kur pranë Alvisës qëndrojnë të gjitha vajzat dhe nuk ka munguar komunikimi me Hysenin.

Pas debatit të ashpër me Arjanin, Alvisa dhe konkurrentët e tjerë lanë studion.

Alvisa: Unë të betohem për familjen që ti në audicione ke ardhur pasi Arjani ka ardhur këtu.

Hyseni: Të jesh e sigurt që kam ardhur para Arjanit. Betohem për mbesën.

Në këtë moment, Alvisa u ngrit për t’u larguar dhe Hyseni tentoi ta mbante duke e prekur në krah. Ky veprim i tij e ka nervozuar konkurrenten, e cila largohet duke bërtitur: Ik, ik mos më prek.

/GazetaSinjali/