image Dalin pagesat për pensionet dhe skemat sociale për muajin prill

Kosovë

Njoftim/ Dalin pagesat për pensionet dhe skemat sociale për muajin prill

news image

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se është bërë ekzekutimi i pagesave për skemat pensionale dhe sociale për 284,247 përfitues për muajin prill 2020, para afatit të zakonshëm për pagesën e këtyre skemave mujore.

Pagesa e muajit prill përfshin edhe zbatimin e masës 2 për përfitimin e shtesës prej 30 Euro për kategoritë e caktuara si dhe pagesën për të ri-kthyerit përkohësisht në listat e përfituesve për skemat e muajit prill 2020, të paraparë me pakon emergjente fiskale si dhe planin operacional të aprovuar nga Ministri i Financave dhe Transfereve.

“Po ashtu, ritheksojmë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil si dhe mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta. Bankomatet dhe degët bankare janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe secili do të ketë mundësi të marrë shërbimet e nevojshme bankare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Me këtë rast, ata kanë rikujtuar edhe njëherë përfituesit që përveç urdhëresave të Qeverisë të ndjekin edhe udhëzimet shtesë:

▶ ????????̈ ????????????????????????????̈????????????????????̈ ???????????????????????????? ???????????????????????????????????????? ????????̈???? ????????̈???????????????????????? (????????????????????????????????????????),

▶ ????????̈ ????????̈???????????????????????? ???????????????????????????????? ????????????????????????????, dhe

▶ ????????̈ ????????????????????????????̈ ????????̈???????????????????????????? për aq sa munden pasi që mund të krijojnë radhë të panevojshme dhe rrezikojnë shëndetin e tyre./Gazeta Sinjali/