image Dalin fakte të reja nga vdekja tragjike e Kobe Bryant

Basketboll

Sport/ Dalin fakte të reja nga vdekja tragjike e Kobe Bryant

news image

Pas më shumë se 4 muaj nga vdekja basketbollistit të njohur, Kobe Bryant dalin fakte të reja nga aksidenti i tmerrshëm. Pas autopsisë së bërë pilotit të helikopterit rezultoi se ai nuk ishte në gjendje të dehur dhe as të droguar.

Kujtojmë që më 26 janar të këtij viti legjenda e NBA dhe Los Angeles Laker, Kobe Bryant humbi jetën në një aksident ajror me helikopterin e tij privat në Calabases një qytet që është 70 km larg Los Angelesit. Në këtë aksident tragjik humbi jetën dhe vajza e madhe e basketbollistit Gianna dhe 7 persona të tjerë.

Helikopteri u rrezua në një kodër jashtë Los Angeles dhe ende nuk është e qartë shkaku i tij. Hetimi është i vështirë edhe për kushtet që u gjetën viktimat. Më herët u tha që ka qenë mjegulla në Los Anxheles shkaku i aksidentit tragjik që i mori jetën 9 personave por mbetet ende mister.

Kobe Bryant konsiderohet si një prej basketbollistëve më të mëdhenj në historinë e NBA teksa është shënuesi i katër më i mirë në këtë kampionat me mbio 33 mijë pikë të shënuar në karrierë.

Në 20 vitet e karrierës së tij që i kaloi me skuadrën e Los Angeles Lakers, Bryant arriti të fitojë 5 tituj kampionë të NBA, dhe në 2 raste u shpall MVP i Finaleve dhe në një rast rezultoi lojtari më i mirë i sezonit të rregullt. Po kështu ai ka marrë pjesë edhe në 18 edicione të All Star Game.