image Daka: As sot nuk e kuptoj mllefin e sulmet e Vetëvendosjes ndaj meje

Politikë

Daka: As sot nuk e kuptoj mllefin e sulmet e Vetëvendosjes ndaj meje

news image

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se as sot nuk e di pse është bërë cak i sulmeve të Vetëvendosjes.

Daka thekson se mllef i madh i opinionit është bërë ndaj saj.

’Nuk e kuptoj pse i gjithë mllefi i opinionit është kthyer tek një person. Prej dikujt që e ka mbështetë gjithë fushatën e tij kundër meje. Dihet kush ka drejtu gishtin ndaj meje edhe pse nuk e di pse. Sot është publike, nuk ka nevojë as të fshihet. Nuk kisha dashtë me personalizu, pasi dihet shumë qartazi në opinion se kush ka drejtuar gishtin vazhdimisht nga unë, edhe pse sot nuk e kuptoj pse“, ka thënë Daka në Klan Kosova duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Daka i ka komentuar edhe përleshjet verbale që i ka pasur me përfaqësuesin e Vetëvendosjes në këtë institucion, Sami Kurteshin.

Ndoshta është mirë me kuptu Kurteshin sepse nuk i kuptoj sjelljet e tij ashtu. Edhe më 2019 kemi pasë dy përfaqësues të VV-së me të cilët kam pasë raport normal dhe njerëzor, po ashtu bashëpunim të jashtëzakonshëm. Kurteshin asnjëherë në jetë se kam taku më herët. Nuk kam pranu të bisedoj me të jashta mbledhjeve rreth raportit’’, deklaron ajo./Gazeta Sinjali/