Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në mbledhjen e mbajtur të KQZ-së tha se aktgjykimi i Gjykatës Supreme i obligon ata që t’i numërojmë votat e ardhura nga diaspora.
Ajo tha se nuk kanë arsye që ta diskutojmë më këtë çështje, sepse sipas saj kjo është obligim, pasi e kanë detyrë që ta zbatojnë aktgjykimin, shkruan Gazeta Sinjali.
“Tashmë e kemi një aktgjykim të Gjykatës Supreme dhe në bazë të këtij aktgjykimi ne jemi obliguar t’i numërojmë fletëvotimet e votuesve jashtë Kosovës. Mendoj që s’ka nevojë me komentu këtë aktgjykim. Kemi obligimin dhe nuk besoj që kemi çka me shtu sa i përket këtij aktgjykimi. Na pëlqeu, s’na pëlqeu, aktgjykimi tash është në duart tona dhe e kemi detyrim ligjor që ta zbatojmë ashtu qysh është. Me siguri që do ta zbatojmë”, ka thënë Daka.
Ajo ka shtuar se fakti që edhe vetë është gjyqtare, e bën që të mos e komentojë asnjë aktgjykim të gjykatave. /Gazeta Sinjali/