Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka lënë të kuptohet se përballja me BATE Borisovin vjen në një moment jo shumë të mirë për skuadrën e tij pasi skuadra është më e lodhur për shkak të angazhimeve në dy kompeticione si dhe disa lëndimeve në ekip.
Ai ka konfirmuar se dyshja Lindon Emërllahu dhe Qëndrim Zyba nuk janë të gatshëm për këtë sfidë, edhe për këtë të dytin tha se mund të jetë në pankinë.
Duke parë të gjitha këto mungesa dhe vështirësi, Daja ka pranuar se e sheh Bate Borisovin si skuadër favorite për sfidën e nesërme.
Mesfushori Nazmi Gripshi kërkoi nga bashkëlojtarëët që nesër të japim më shumë se 100 përqind për të marr një fitore ndaj bjellorusëve. Ai pranoi se mungesa e Emërllahut dhe të tjerëve e vështirëson këtë objektiv, por që forca e Ballkani është grupi.
Në fund, trajneri Ilir Daja foli edhe për largimin e sulmuesit Albion Rrahmani drejt Rapid Bukureshtit, gjë për të cilën tha se asnjë trajner nuk dëshiron që t’i largohet lojtarët cilësor, por që kjo ishte ajo që duhej bërë në këtë moment për të mos e penguar rritjen e lojtarit.
Si trajneri, ashtu edhe Gripshi kanë bërë thirrje që të ketë përkrahje sa më të madhe nesër në stadiumin :”Fadil Vokrri” për këtë ndeshje që nis nga ora 20:45.